Edhe njëherë tjetër Amazon theu pritshmëritë e analistëve me një tre mujor të shkëlqyer dhe rritje prej 49%.
Amazon Web Services raportuan shitje me vlerë 5.44 miliardë dollarë nga 5.26 miliardë dollarë që parashikonin analistët.
Kjo bëri që të ardhura totale të kompanisë të rriten me 11%.
Në infrastrukturën cloud, Amazon ka një avantazh substancial ndaj Microsoft Azure, Google Cloud Platform, IBM, Alibaba si dhe Oracle.
AWS solli 1.4 miliardë dollarë fitim, ose 73% të fitimeve të Amazon.
Rritja e biznesit AWS do të ndikojë pozitivisht në marxhinat financiare të kompanisë.
Gjatë tre mujorit të parë kompania vleu Sqrrl si dhe konfirmoi pajtimin me rregulloren e re Evropian të privatësisë GDPR.